Një ngjarje tragjike ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Shkodrës, ku një turist amerikan ka vrarë me thikë partneren e tij në një banesë të marrë me qira pranë pedonales, në lagjen historike “Gjuhadol”. Viktima, një 54-vjeçare nga Florida, SHBA, u gjet pa shenja jete në ambientet e brendshme të banesës.
Raportohet se fqinjët kishin dëgjuar zëra të lartë dhe debate të forta mes çiftit në orët e para të mëngjesit, pak para se të ndodhte akti i rëndë. Sipas tij, dyshohet se viktima është qëlluar me mjet prerës, ndërsa partneri i saj u gjet në gjendje të rënduar, me plagë të vetëshkaktuara në duar dhe pjesë të tjera të trupit.
Burime zyrtare nga policia konfirmojnë se burri është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ndaj tij janë ngritur dyshimet e para për autorësinë e vrasjes. Grupi hetimor po kryen veprimet e nevojshme për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Sipas të dhënave paraprake, çifti amerikan kishte mbërritur në Shkodër katër ditë më parë dhe kishte rezervuar banesën përmes platformës “Booking.com”. Punonjës të një ndërtese aty pranë pohuan gjithashtu se kishin dëgjuar zhurmat dhe kishin njoftuar policinë menjëherë pas debatit.
Hetimet janë në vijim, ndërsa një pistë e mundshme që po shqyrtohet është ajo e konsumimit të alkoolit nga ana e autorit të dyshuar në momentin e krimit.
Ngjarja ka sjellë tronditje në komunitetin lokal dhe ka rikthyer vëmendjen mbi sigurinë dhe shërbimet mbështetëse për turistët në vend. Autoritetet lokale kanë garantuar se do të ndjekin me seriozitet çështjen dhe do të bashkëpunojnë ngushtësisht me ambasadën amerikane për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.