Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet homologe në Greqi dhe Turqi, ka finalizuar procedurat ligjore për ekstradimin e dy shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të përfshirë në vepra të rënda penale.
Në drejtim të Greqisë u ekstradua 59-vjeçari I.A., i lindur në Bullgari, i akuzuar për ndërmjetësim të paligjshëm në raste birësimi. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, ai dyshohet se ka organizuar dhënien për birësim të foshnjave të lindura nga gra shtatzëna në kushte të vështira ekonomike, duke përfituar shuma që varionin nga 2,000 deri në 4,000 euro për çdo rast. Arrestimi i tij u krye nga shërbimet e Policisë Kufitare në Korçë, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol Athina.
Ndërkohë, në drejtim të Turqisë u ekstradua 39-vjeçari Burak Kara, i dënuar nga Gjykata e Mersinit me 8 vjet e 4 muaj burg për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë. Ngjarja daton në vitin 2011 dhe ndodhi në një banesë në qytetin turk të Mersinit, ndërsa viktima ishte një shtetase turke. Nga dënimi total, Kara do të vuajë edhe rreth 4 vjet e gjysmë burgim.
Autoritetet shqiptare, në bashkëpunim me Interpol Ankaranë dhe Interpol Athinën, realizuan të gjitha procedurat përkatëse ligjore dhe garantuan një proces ekstradimi të rregullt në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare dhe të drejtën penale ndërkombëtare.
Këto raste konfirmojnë angazhimin e vazhdueshëm të strukturave shqiptare të rendit për të bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtarë në luftën kundër krimit dhe sigurimin e drejtësisë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.