Përpjekja e nëntë për Kuvendin – Albulena Haxhiu sërish në garë për kryetare

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Një përpjekje e re për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të bëhet nesër, e enjte në orën 10:00. Kjo do të jetë hera e nëntë që deputetët përpiqen të konstituojnë institucionin më të lartë ligjvënës në vend, pas dështimeve të njëpasnjëshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit.

Albulena Haxhiu, e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, ka dështuar të marrë mbështetjen e nevojshme në tetë raunde votimi, por emri i saj pritet të jetë sërish në listën e kandidatëve për votim. Lëvizja Vetëvendosje nuk ka dhënë sinjale për tërheqje ose për ndryshim kandidature, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga partitë opozitare.

Partitë si Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë kërkuar që LVV të propozojë një emër tjetër, duke lënë të kuptohet se ekzistojnë kandidatë të tjerë për të cilët mund të sigurohet një konsensus i gjerë parlamentar. Megjithatë, këto sugjerime nuk janë pranuar nga shumica aktuale.

Në kushtet kur bllokada institucionale po zgjatet, janë shtuar thirrjet që presidentja e vendit, Vjosa Osmani, të ndërmarrë nismën për të mbledhur liderët e partive parlamentare në një tryezë të përbashkët, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për dalje nga ngërçi politik.

Në pritje të seancës së nesërme, mbetet e paqartë nëse do të ketë lëvizje drejt kompromisit apo nëse do të përsëritet skenari i dështimit që ka karakterizuar procesin deri më tani.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.