Lamtumirë Gjeneral Karoli, simbol i përkushtimit dhe dinjitetit ushtarak

E shtunë, 21 Nëntor, 2026

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të gjeneralmajorit në pension, Kostaq Karoli, një nga figurat më të spikatura të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Në një reagim publik, Vengu e cilësoi ndarjen e Karolit si “një humbje e madhe për Forcat e Armatosura dhe për Shqipërinë”.

“Gjeneralmajor Karoli ishte një njeri me dimensione kombëtare, i cili shërbeu me përkushtim për atdheun, sigurinë dhe për vlerat më të larta të shoqërisë sonë”, u shpreh ministri, duke theksuar gjithashtu mirënjohjen për kontributin e tij shumëvjeçar.

Karoli ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare. Ai ka mbajtur detyra të rëndësishme në hierarkinë ushtarake, përfshirë postin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare gjatë viteve 1991–1992. Për veprimtarinë e tij të shquar, ai është dekoruar me disa medalje dhe tituj nderi.

Në vitin 2013, ai u nderua me “Certifikatën e Mirënjohjes” për kontributin e dhënë gjatë karrierës në mbrojtjen e sovranitetit të vendit. Me gradën “Doktor” dhe titullin akademik “Profesor”, Karoli ishte gjithashtu autor i dy librave dhe bashkautor në dhjetëra punime shkencore dhe ushtarake.

Gjeneral Kostaq Karoli do të kujtohet si një figurë fisnike, një ushtarak shembullor dhe një njeri i përkushtuar ndaj Atdheut, të cilit i dha gjithë jetën dhe përvojën e tij.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.