Jemi mësuar me mbrëmje poetike, ku vargjet recitohen, por nëse sheh të mblidhen studiuesit më të mirë në vend, diskutimi tejkalon vargjet duke shkruar kështu edhe kritikën në vend e në një vend ku kritika mungon, pikëtakimet që na lë profesor Bashkim Kuçuku me dy nga emrat më të mirë të poezisë shqipe kalojnë konceptet e mbrëmje të zakonshme poetike në Tiranë.
Edhe në këtë takim, i ftohtë në gjykim, studiuesi Bashkim Kuçuku lë hapësirë sërish që të tjerët të rrëfejnë punët e tij studimore, një përkushtuar poezisë dhe botëkuptimit të Ali Podrimjes, e një tjetër shprehisë së strukturave në letërsinë shqipe.
Akademikja Floresha Dado që ndan prej një jete edhe auditorët e universitetit me Bashkim Kuçukun, rrallë del nga Akademia dhe Fakulteti, por këtë herë ka mbërritur sepse edhe takimi është i veçantë, si për t’i dhënë zë e për të luftuar edhe mungesën e kritikës në Shqipëri.
Me një ligjëratë shkencore e ka prezantuar edhe akademikja Floresha Dado studimin e Bashkim Kuçukut për poezinë e Martin Camajt.
Ajo që gjithnjë është në kërkim të më së mirës, edhe këtë herë e kishte një kritikë.
Një diskurs mbi kritikën dhe studimin e letërsisë shqipe u hap edhe përtej panelit të këtij takimi. shkrimtari dhe përkthyesi Primo Shllaku, ndonëse njohës i mirë i Camajt, ceku jo pak edhe caqet e interpretimit të letërsisë me kartën e nacionalizmit.
Të dy veprat studimore të profesor Bashkim Kuçukut u prezantuan në librari Onufri, aty ku është edhe shtëpia botuese e emrave më në zë të autorëve shqiptarë./A2CNN/
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.