Në qytetin e Zveçanit, në njërën nga 13 zyrat e Postës së Kosovës të hapura në katër komunat veriore, puna po zhvillohet normalisht mes punonjësve serbë, shqiptarë dhe boshnjakë. Kjo zyrë, e cila ndodhet në qendër të qytetit, ishte cak i një sulmi me granatë dore në fillim të muajit prill. Megjithatë, vetëm dy ditë pas këtij akti të rëndë, zyra u rikthye në funksion të plotë, duke u rihapur për qytetarët.
Zyra e Postës ofron shërbime të plota postare dhe financiare, përfshirë pagesat dhe tërheqjen e mjeteve nga jashtë në valutën zyrtare të Kosovës, euron. Me rritjen e numrit të bizneseve, qendrave tregtare, shitoreve dhe degëve të bankave komerciale në komunat veriore, prania e ndërmarrjeve publike si Posta e Kosovës po bëhet gjithnjë e më e nevojshme dhe më e dukshme.
Kjo zgjerim i shërbimeve vjen pas një suksesi të ndjeshëm në performancën e përgjithshme të Postës së Kosovës. Ndërmarrja, e cila kishte pësuar humbje kumulative prej 9.3 milionë eurosh në periudhën 2016–2021, arriti të mbyllë vitin 2024 me fitim për herë të parë, duke realizuar një rezultat pozitiv prej 259 mijë eurosh.
Përmes përkushtimit për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve pa dallim dhe duke forcuar infrastrukturën publike në veri, Posta e Kosovës po jep një shembull të bashkëjetesës dhe shërbimit të barabartë për të gjithë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.