Për të pestën herë radhazi, në Vjenë është mbajtur Panairi i Bizneseve Shqiptare, i organizuar nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri. Ngjarja ka mbledhur kompani nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës, të cilat veprojnë në fusha të ndryshme si ndërtimtaria, IT, gastronomia, patundshmëria dhe sektorë të tjerë.
Panairi, përveç prezantimit të produkteve vendore, ka ofruar edhe takime B2B (business-to-business), duke synuar forcimin e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve shqiptare dhe rritjen e eksportit në tregun e Bashkimit Europian.
Kryetari i Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare në Austri, Yll Blakaj, theksoi se ky panair tashmë është shndërruar në një traditë të rëndësishme për komunitetin shqiptar të biznesit. “Ky është një rast i shkëlqyer për bizneset shqiptare nga Kosova, Shqipëria, Lugina, Mali i Zi, Austria dhe shumë shtete të tjera europiane që të njihen me njëri-tjetrin, të shkëmbejnë kontakte dhe të fillojnë bashkëpunime të reja biznesore. Qëllimi ynë është të forcojmë bashkëpunimin dhe të lehtësojmë plasimin e prodhimeve shqiptare në tregun evropian”, u shpreh Blakaj.
Panairi konfirmon edhe një herë potencialin e madh të komunitetit shqiptar në diasporë dhe përpjekjet për ndërtimin e urave të forta ekonomike ndërmjet vendeve të origjinës dhe tregut ndërkombëtar.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.