Nga 1 Maji, pa kontrolle. Rifillon lëvizja e lirë në kufirin Kosovë-Shqipëri

E diel, 29 Qershor, 2025

Në pikën kufitare të Morinës ka nisur zbatimi i masës për heqjen e kontrolleve mes Kosovës dhe Shqipërisë, që nga 1 maji. Fundjava ka sjellë një rritje të ndjeshme të lëvizjes së qytetarëve mes dy vendeve, ku shumë udhëtarë kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në Kosovë ose Shqipëri.

Të dhënat më të fundit nga Dogana e Morinës tregojnë se deri në mesditën e së shtunës janë regjistruar 4,291 shtetas dhe 2,036 mjete në hyrje në territorin shqiptar. Ndërkohë, në dalje janë shënuar 3,834 shtetas dhe 1,967 mjete.

Për të përballuar fluksin e shtuar, autoritetet në doganë po punojnë me të gjitha sportelet e hapura, duke synuar shmangien e radhëve dhe pritjeve të gjata.

Heqja e kontrolleve në kufi pritet të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve dhe të ndikojë pozitivisht edhe në zhvillimin e turizmit dhe bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.