Publikimi i sondazhit të fundit ku partia e Kryetarit të Kuvendit arrin vetëm 1% të mbështetjes popullore, është një turp dhe një poshtërim i rëndë për shqiptarët. Ky rezultat flet qartë: qytetarët shqiptarë nuk ndihen të përfaqësuar nga një Kryetar Kuvendi që përfaqëson vetëm veten dhe pazarët politike, dhe jo vullnetin e tyre.
Ky rezultat është reflektim më i mirë e inxhinieringut të përfaqësimit politik të boshtit monoetnik qeveritar, i cili ka ndërtuar një sistem përfaqësimi të deformuar, larg interesave të shqiptarëve dhe vlerave demokratike.
Në këto kushte, çdo qëndrim i mëtejshëm në këtë post është jo vetëm një akt personal i padenjë, por edhe një fyerje e mëtejshme ndaj krenarisë së shqiptarëve. Kryetari i Kuvendit në këta rethana duhet të japë dorëheqje menjëherë, në mënyrë që të ruajë sadopak dinjitetin personal dhe të mos e nëpërkëmbë më tej dinjitetin e shqiptarëve që ai pretendon se përfaqëson. /top-shqip.mk/

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.