Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës, hera e tretë në karrierë

E hënë, 30 Qershor, 2025

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka arritur një tjetër sukses të jashtëzakonshëm, duke u shpallur kampione e Evropës në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Malin e Zi. Krasniqi, e cila garoi në peshën deri në 52 kilogramë, e fitoi titullin e kampiones për herë të tretë në karrierën e saj, pas atyre të fituara në vitet 2021 dhe 2024.

Në finalen e zhvilluar sot, Krasniqi mundi italianen Odete Xhufrida, një rivale me shumë eksperiencë dhe kampione bote në fuqi. Ky triumf vjen si një dëshmi e vazhdimësisë dhe përkushtimit të sportistes kosovare në arenën ndërkombëtare.

Kampionati Evropian i Xhudos po zhvillohet me pjesëmarrjen e sportistëve nga 48 shtete dhe 2 kontinente, me gjithsej 414 garues, përfshirë 229 meshkuj dhe 185 femra.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.