Qeveria shqiptare ka shpallur ditën e shtunë, 26 prill 2025, si ditë zie kombëtare në nderim të Papa Françeskut, i cili ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Vendimi, i miratuar nga Këshilli i Ministrave, është marrë në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit “Për simbolet kombëtare”, me propozim të Kryeministrit Edi Rama.
Në kuadër të kësaj dite zie, do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike. Po ashtu, stacionet radiotelevizive, publike dhe private, janë ftuar të transmetojnë muzikë funebër gjatë kësaj dite.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe zbatimi i tij është në përgjegjësi të institucioneve shtetërore dhe publike.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.