Qeveria shqiptare ka vendosur të rikthejë regjimin e vizave për qytetarët e Bjellorusisë, duke pezulluar marrëveshjen për lëvizjen pa viza që ishte në fuqi prej vitit 2020. Vendimi u bë publik nga Ambasada e Shqipërisë në Rusi dhe është miratuar përmes një vendimi të Këshillit të Ministrave.
Marrëveshja për heqjen reciproke të vizave mes dy vendeve ishte nënshkruar në shkurt të vitit 2020 në Federatën Ruse, nga ambasadorët Arben Gazioni dhe Semashko. Por, me vendimin e sotëm të qeverisë shqiptare, ajo marrëveshje pezullohet zyrtarisht.
“Vendosi pezullimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë”, thuhet në dokumentin zyrtar. Vendimi i ri hyn në fuqi menjëherë dhe është publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare.
Ky ndryshim pritet të ndikojë në lëvizjen e shtetasve bjellorusë drejt Shqipërisë, duke kërkuar nga ta që të aplikojnë për viza për të hyrë në territorin shqiptar. Nuk është bërë ende e ditur zyrtarisht arsyeja e pezullimit të kësaj marrëveshjeje.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.