Nga mbi 880 milionë euro që Kosova pritet të përfitojë në total nga ky plan, rreth 61 milionë euro – që përbëjnë 7% të shumës së përgjithshme – janë të destinuara si parafinancim. Megjithatë, këto mjete nuk mund të lëvrohen pa konstituimin e Kuvendit të ri dhe formimin e qeverisë.
Arsyeja lidhet me natyrën ndërkombëtare të marrëveshjeve me Bashkimin Evropian, të cilat duhet të ratifikohen në Kuvend me shumicë të cilësuar, përkatësisht me dy të tretat e votave të deputetëve.
Deri më tani, vetëm Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë arritur të përmbushin kushtet për të përfituar parafinancimin. “Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor mund të presin parafinancimin që përfaqëson 7% të shumës së përgjithshme që u takon. Megjithatë, për të përfituar këto fonde, duhet së pari të miratohet agjenda e reformave dhe më pas të ratifikohen marrëveshjet për kreditë dhe fondet. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur këto kushte dhe i kanë marrë mjetet në mesin e muajit mars”, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier.
Ekspertët e çështjeve evropiane theksojnë se edhe në rast se institucionet e reja në Kosovë formohen brenda një kohe të afërt, procedurat e ratifikimit në Kuvend mund të kërkojnë së paku dy deri në tre muaj.
Në këtë situatë, jo vetëm që Kosova humbet mundësinë për të përfituar menjëherë nga një mbështetje e konsiderueshme financiare, por rrezikon të vonojë implementimin e reformave të rëndësishme që lidhen me zhvillimin ekonomik dhe afrimin me strukturat evropiane.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.