SHBA/ FBI arreston shqiptarin për kontrabandë të emigrantëve nga Kanadaja

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Një shtetas shqiptar me banim në Bronx, New York, është arrestuar dhe akuzuar për drejtimin e një operacioni ndërkufitar kontrabande që synonte të sillte emigrantë të paligjshëm nga Kanadaja në Shtetet e Bashkuara, në këmbim të përfitimeve financiare.

Fatjon Shytani, 38 vjeç, u ndalua të dielën dhe u paraqit dje në një gjykatë federale në Brooklyn, përpara gjyqtares Lois Bloom. Aktakuza, e bërë publike nga Prokuroria e Distriktit Lindor të Nju Jorkut, e ngarkon atë me akuza për komplot dhe kontrabandë të personave të huaj, një vepër penale që, nëse provohet fajësia, mund të çojë në një dënim deri në 10 vjet burg.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Shytani ra në pranga pas një operacioni të fshehtë të drejtuar nga FBI, ku një agjent i infiltruar u paraqit si klient që kërkonte të ndihmonte partnerin e tij nga Kosova të kalonte ilegalisht kufirin mes Kanadasë dhe SHBA-së. Shytani dyshohet se pranoi 14 mijë dollarë për të realizuar kontrabandën.

“Siç pretendohet, Shytani komplotoi për të sjellë në mënyrë të paligjshme individë në territorin amerikan për qëllime fitimprurëse, por u kap falë punës së palodhur të partnerëve tanë të zbatimit të ligjit,” deklaroi Prokurori i SHBA-së për Distriktin Lindor, John J. Durham, në një njoftim për shtyp të përbashkët me FBI-në.

Në deklaratë, Christopher G. Raia, Drejtor Ndihmës i FBI-së në Nju Jork, e përshkroi Shytanin si një individ që “dyshohet se ka lehtësuar hyrjen e paligjshme të shtetasve të huaj në këmbim të pagesave të konsiderueshme.”

Rasti përbën një tjetër episod në kuadër të Operacionit “Take Back America”, një nismë federale për të luftuar imigracionin e paligjshëm dhe krimin transnacional, duke përfshirë bashkëpunim të ngushtë mes autoriteteve amerikane, kanadeze dhe shqiptare.

Ndjekja penale e çështjes po drejtohet nga ndihmës-prokurorët federalë Andrew Roddin, Stephanie Pak dhe Kate Mathews, të cilët kanë theksuar se veprimet e dyshuara të Shytanit minojnë integritetin e sistemit të imigracionit dhe përbëjnë rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.