Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e së dielës qytetin e Clermont-Ferrand në Francë, ku një i ri shqiptar, vetëm 19 vjeç, u vra në mënyrë brutale me armë zjarri në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit, pranë stacionit të trenit SNCF, në Avenue Charras.
Sipas raportimeve të mediave franceze, viktima është qëlluar nga një automjet në lëvizje. Autori, ende i paidentifikuar, ka hapur zjarr ndaj të riut dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Policia dhe shërbimet emergjente mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe tentuan ta reanimonin, por mjekët konfirmuan vdekjen e tij pak para orës 20:30.
Burime nga hetimi bëjnë me dije se viktima nuk kishte precedentë penalë dhe nuk ishte në vëzhgim nga autoritetet franceze. Megjithatë, për shkak të afërsisë me një zonë të njohur për shpërndarje të lëndëve narkotike, nuk përjashtohet pista e ndonjë përfshirjeje të mundshme të rastësishme apo të lidhur me aktivitet kriminal.
Hetimet po zhvillohen nga Divizioni për Kriminalitet të Organizuar dhe të Specializuar (DCOS), ndërsa policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe po vijon ndjekjen për identifikimin e autorit. Deri më tani, identiteti i viktimës nuk është bërë publik.
Ngjarja ka shkaktuar një tronditje të madhe në komunitetin shqiptar në Francë, i cili kërkon drejtësi dhe zbardhje sa më të shpejtë të këtij krimi të rëndë, ndodhur në një vend publik dhe në orar të ditës, duke rritur shqetësimin për sigurinë e qytetarëve.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.