Këtë fundjavë, një avion turistik me fluturim direkt nga Bari i Italisë u ul në aerodromin e Gjirokastrës, duke shënuar nisjen zyrtare të sezonit të ri të avioturizmit për vitin 2025 në jug të Shqipërisë.
Fluturimi u pilotua nga vetë Alessandro Carducci, presidenti i Aeroclub Bari, i cili mbërriti së bashku me një grup turistësh italianë të interesuar për të zbuluar bukuritë natyrore dhe kulturore të Gjirokastrës. Carducci, i cili viziton për herë të dytë qytetin historik, u shpreh i impresionuar nga peizazhet dhe pista ajrore:
“Shijuam pamjet mahnitëse të Vlorës, Tepelenës dhe Gjirokastrës. Pista është në parametra të mirë, por nevojitet përmirësim i procedurave të dokumentacionit për të lehtësuar ardhjen e më shumë turistëve nga ajri.”
Pjesë e këtij fluturimi ishin edhe turistë nga Venecia, të cilët janë të përfshirë në projekte për promovimin e turizmit në rajon. Njëri prej tyre u shpreh:
“Është hera e parë që vij në Gjirokastër. Ajo që pashë nga ajri ishte një mrekulli. Do të vizitojmë zonën historike dhe qytetin që kemi dëgjuar shumë për të.”
Ky është fluturimi i parë ndërkombëtar turistik që zbarkon në Gjirokastër për këtë vit, duke përfaqësuar një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të turizmit ajror në jug të vendit.
Gjirokastra vazhdon të jetë një prej destinacioneve më të preferuara për turistët italianë, të cilët prej vitesh kryesojnë listën e vizitorëve të huaj në qytetin e mbrojtur nga UNESCO. Që prej fillimit të vitit 2025, rreth 35 mijë turistë, kryesisht të huaj, kanë vizituar Gjirokastrën dhe zonat përreth, duke përfituar nga potenciali i saj për turizëm gjithëvjetor.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.