Berisha rikthehet në fushë me Hacken:“Te Lazio isha i lumtur si një fëmijë”

E martë, 17 Nëntor, 2026

Portieri i njohur i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, ka zgjedhur të vazhdojë karrierën në elitën e futbollit suedez me skuadrën e Hacken. Në një intervistë për mediat italiane, ai ka ndarë emocionet e karrierës së tij, që nga ditët e para te Lazio e deri te planet për të ardhmen.

“Kur erdha te Lazio, isha i lumtur si një fëmijë. Gjeta një skuadër plot histori në Itali dhe Europë, që e kisha ndjekur që kur nisa të shihja futboll. Pastaj pashë shumë lojtarë të fortë dhe një tifozeri të jashtëzakonshme”, – kujton Berisha me mall vitet në Serie A.

Ai pranoi se kishte disa opsione për t’u kthyer në Itali, por për arsye të ndryshme, asnjëra nuk u konkretizua. “Për të mos humbur një vit të tërë, vendosa ta rifilloj në Suedi për këto muaj që kanë mbetur. Në verë do të rivlerësojmë gjithçka. Shpresoj të ndjek rrugëtimin e De Geas,” – u shpreh gardiani kuqezi, duke lënë të hapur një tjetër kapitull në karrierën e tij.

Në intervistë, Berisha vlerësoi edhe një nga talentet më premtues të Kombëtares shqiptare, mesfushorin Kristjan Asllani. “Është teknikisht shumë i fortë. Kur luajmë me Shqipërinë, ia kaloj gjithmonë topin sepse ndjehem i sigurt me të. Nuk fshihet kurrë dhe e kërkon gjithmonë lojën. Ka gjithçka që i duhet për t’u bërë një lojtar i madh,” – theksoi ai, duke shtuar se luan në një nga ekipet më të forta të Europës dhe se ka përpara një rrugë të ndritur.

Pas një karriere të pasur në Itali me Lazio, Atalanta, Spal e Torino, Etrit Berisha duket i vendosur të mbajë ende të hapur një faqe të re në futbollin europian.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.