33 vjeçari shqiptar ndërron jetë në komisariatin e Hanias në Greqi

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Një 33-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në ambientet e paraburgimit të Komisariatit të Hanias, në Greqi. Ngjarja është konfirmuar nga autoritetet greke, të cilat kanë bërë me dije se i riu u gjet pa ndjenja nga punonjësit e policisë dhe ra në tokë brenda qelisë ku mbahej.

Në reagimin zyrtar thuhet se një efektiv i policisë i ka dhënë menjëherë ndihmën e parë, ndërsa është thirrur menjëherë edhe ambulanca e shërbimit mjekësor emergjent (EKAB). Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta rikthyer në jetë, ai ndërroi jetë në vendngjarje.

Sipas raportimeve nga mediat greke, viktima është një shtetas shqiptar 33-vjeçar, i cili ishte arrestuar më 15 prill për shkelje të ligjit për lëndët narkotike. Pas ndalimit, ndaj tij ishte marrë masa për dëbim administrativ.

Rrethanat e vdekjes së tij janë ende të paqarta, ndërkohë që pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës. Autoritetet greke kanë nisur një hetim të plotë për këtë rast.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.