Kosovë/ Presidentja Osmani dekoron të mbijetuarit e dhunës seksuale

E martë, 17 Nëntor, 2026

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar me medaljen “Nderi i Republikës” tre të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë: Vasfie Krasniqi-Goodman, Shyhrete Tahiri-Sylejmani dhe Ramadan Nishori.

Në një ceremoni të veçantë, Presidentja Osmani tha se emrat e tyre do të mbesin përgjithmonë të gdhendur në ndërgjegjen kolektive të popullit të Kosovës. Ajo theksoi se rrëfimet dhe guximi i tyre kanë ndriçuar rrugën drejt së vërtetës, drejtësisë dhe shpresës për shumë të tjerë.

“Ka momente kur fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur mirënjohje. Ju jeni zëri i së vërtetës që pret drejtësi prej dekadash. Ju ngritët zërin për mijëra të mbijetuar të krimeve më çnjerëzore që ndodhën gjatë luftës,” deklaroi Osmani, duke theksuar se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa drejtësi për viktimat e dhunës seksuale.

Pas pranimit të medaljes, Ramadan Nishori falënderoi të gjithë ata që e kanë përkrahur që nga dita kur zgjodhi të ndante publikisht rrëfimin e tij. Ndërkaq, Vasfie Krasniqi-Goodman u bëri thirrje të gjithë të mbijetuarve që ende nuk kanë folur, të kërkojnë drejtësi: “Ju lus që kudo që jeni, ka ardhur koha të kërkoni drejtësinë, lirojeni shpirtin, të mos ia falni Serbisë krimin që e kanë kryer.”

Shyhrete Tahiri-Sylejmani shprehu mirënjohje për përkrahjen që ata kanë marrë ndër vite, duke e cilësuar këtë dekoratë si një nder jo vetëm personal, por për të gjithë të mbijetuarit e dhunës seksuale.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.