Kosova në listën e vendeve të sigurta të origjinës të BE-së

E shtunë, 5 Korrik, 2025

Komisioni Evropian ka paraqitur zyrtarisht listën e parë të vendeve të sigurta të origjinës, një hap ky i rëndësishëm drejt zbatimit të Paktit të ri për Migracionin dhe Azilin. Në këtë listë të propozuar, të publikuar nga “Corriere della Sera”, përfshihen Kosova, Bangladeshi, Kolumbia, Egjipti, India, Maroku dhe Tunizia.

Lista vjen pas një premtimi të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një letër dërguar udhëheqësve të BE-së përpara samitit të muajit mars, ku u theksua se Komisioni do të paraqiste së shpejti një listë të përbashkët për të gjitha vendet anëtare.

Përveç këtyre shteteve, në listë përfshihen edhe vendet kandidate për anëtarësim në BE, të cilat, sipas Komisionit, përmbushin kriteret për t’u konsideruar vende të sigurta origjine. Ky përcaktim do të thjeshtojë dhe përshpejtojë procedurat për kërkesat e azilit nga shtetasit e këtyre vendeve, të cilët mund t’i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara në kufi ose në zonat tranzite.

Ndërsa shumë vende anëtare të BE-së tashmë kanë lista të tyre kombëtare për vendet e sigurta, ajo që synohet me këtë iniciativë është një qasje e përbashkët dhe më e njëtrajtshme në të gjithë unionin.

Pakti për Migracionin dhe Azilin pritet të hyjë në fuqi në qershor 2026, por Komisioni ka propozuar që zbatimi i dy prej rregullave të reja – për përshpejtimin e procedurave për vendet me norma të ulëta pranimi të azilit dhe për përcaktimin fleksibël të vendeve të sigurta – të nisë më herët. Kjo do t’u japë shteteve anëtare mundësi më të mëdha për të trajtuar flukset migratore në mënyrë më efikase dhe të koordinuar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.