Shuhet “Zëri i Beratit” maestro Dhimitër Dushi

E martë, 17 Nëntor, 2026

Muzika shqiptare humbi një prej zërave të saj më të dashur dhe të vlerësuar. Tenori Dhimitër Dushi është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në muzikën klasike, të lehtë dhe popullore shqiptare.

I lindur më 7 tetor 1947 në lagjen karakteristike Mangalem të Beratit, Dhimitri u rrit në një mjedis ku fryma e artit dhe traditës e shoqëroi që në fëmijëri. Pas përfundimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1976, ai nisi karrierën e tij në Estradën Profesioniste të Beratit, duke fituar zemrat e publikut me zërin e tij të ngrohtë dhe interpretimet e veçanta.

Një tjetër faqe e rëndësishme e jetës së tij artistike u shkrua me angazhimin si pedagog në degën e kantos në shkollën e mesme artistike “Ajet Xhindole”, ku për vite me radhë formoi breza të rinj këngëtarësh, duke ndikuar fuqishëm në edukimin artistik në qytetin e tij dhe më gjerë.

Karriera e Dhimitër Dushit numëron mbi 600 interpretime – nga ariet e klasikëve botërorë, këngët e muzikës së lehtë shqiptare, deri tek repertori i pasur popullor beratase, të cilin e solli me dashuri të veçantë në skenë. Ai ka marrë pjesë në 8 Festivale të Këngës në RTSH, ku një prej interpretimeve më mbresëlënëse është kenga “Mësuesi i parë” si dhe në Festivalet Folklorike Kombëtare në Gjirokastër e në shumë festivale të këngës qytetare. Ai ka qenë aktiv edhe jashtë kufijve, në skena ndërkombëtare në Greqi, Turqi, Itali, Kroaci, Kosovë e më tej.

Edhe pas daljes në pension, nuk u nda nga skena. Zëri i tij vazhdoi të emocionojë publikun, duke dëshmuar dashurinë e pakushtë për artin dhe njerëzit.

Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, Dhimitër Dushi është nderuar me Medaljen “Naim Frashëri” nga Presidiumi i Kuvendit Popullor dhe me titullin “Qytetar Nderi” nga Këshilli Bashkiak i Beratit.

Arti shqiptar i thotë lamtumirë një prej zërave që mbeti gjithmonë i gjallë në kujtesën dhe zemrat e publikut. Dhimitër Dushi do të mbetet një figurë emblemë e muzikës shqiptare dhe krenari për qytetin e Beratit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.