Për herë të tretë, Kosova do të jetë mikpritëse e ushtrimit të përmasave globale “Defender Europe 2025”, stërvitjes më të madhe ushtarake që organizohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me pjesëmarrjen e mbi 25 mijë ushtarakëve nga 29 vende aleate dhe partnere.
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar me krenari se kjo stërvitje e përmasave të mëdha do të zhvillohet nga data 26 maj deri më 6 qershor, ku rreth 12 mijë ushtarakë nga 19 vende do të marrin pjesë në ushtrimin e reagimit të menjëhershëm, një prej tre ushtrimeve që përfshin “Defender Europe 25”.
Risia këtë vit është vendosja e Komandës së Divizionit të 28-të të Këmbësorisë së Ushtrisë Amerikane në Aeroportin e Gjakovës, nga ku do të drejtohen të gjitha aktivitetet ushtarake në rajonin e Ballkanit.
“Partneriteti dhe bashkëpunimi ynë me SHBA-në në mbrojtje dhe siguri po thellohet dhe zgjerohet. Ky moment është dëshmi e kësaj lidhjeje strategjike”, u shpreh Kurti.
Përmes investimeve të vazhdueshme në siguri, Kosova është shndërruar në një vend të sigurt dhe kontribuues i stabilitetit, duke rritur kapacitetet luftarake dhe duke forcuar bashkëpunimin me shtetet anëtare të NATO-s.
Pjesëmarrja e Kosovës në “Defender Europe 2025” konfirmon rolin e saj në garantimin e paqes dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë, si dhe pozicionin e saj si aleate e besueshme e perëndimit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.