Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar zyrtarisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve mbi një kërkesë të posaçme të qeverisë gjermane lidhur me zhvillimin e takimeve elektorale nga subjektet politike shqiptare në territorin gjerman.
Sipas një note verbale të dërguar nga Berlini zyrtar, çdo takim elektoral duhet të njoftohet të paktën 10 ditë përpara autoriteteve përkatëse. Kërkesa duhet të marrë miratimin e autoriteteve federale që aktiviteti të mund të zhvillohet ligjërisht.
Këto masa vlejnë për të gjitha partitë dhe kandidatët që garojnë në zgjedhjet e 11 Majit, duke përfshirë edhe subjektet e reja që synojnë votat e diasporës.
Deri më tani, në Gjermani janë organizuar takime vetëm nga deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa asnjë nga liderët e partive që garojnë në këto zgjedhje nuk ka zhvilluar aktivitete të ngjashme.
Rregullorja e re e Gjermanisë synon të ruajë rregullin publik dhe të sigurojë që aktivitetet politike të zhvillohen në përputhje me ligjin dhe protokollet shtetërore.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.