Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen nga posti i tij, për t’i hapur rrugë betimit si deputet i legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, i cili paraqiti edhe letrën e dorëheqjes para mediave.
Dorëheqja e Kurtit i është dorëzuar kryetarit në detyrë të Kuvendit, Glauk Konjufca, ndërsa së bashku me të, janë dorëhequr edhe ministrat e kabinetit të tij qeveritar.
Në seancën e sotme të Kuvendit, procesi formal për verifikimin e mandateve të deputetëve u pengua nga një bllokim i paprecedentë institucional nga partitë opozitare: Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe. Këto forca politike votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve, duke sfiduar procedurat e zakonshme të bazuara në dokumentacionin zyrtar të KQZ-së.
Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, e cilësoi këtë si një “sulm brenda institucional ndaj Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike”. Ai theksoi se kjo është një situatë e pashembullt në historinë e vendit.
“Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot”, është shprehur Kurti.
Kuvendi i Kosovës pritet të përballet me një klimë politike të tensionuar në ditët në vijim, për shkak të ngërçit të krijuar rreth konstituimit të legjislaturës së re.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.