“Florante dhe Laura”, poema filipinase me heronj shqiptarë

E mërkurë, 16 Prill, 2025

Biblioteka Kombëtare promovoi sot librin “Florante dhe Laura” të Francisco Balagtas, në Qendrën “Sotir Kolea”.

“Florante dhe Laura” është poema më e njohur në Filipine, autori i së cilës, mbahet e vlerësohet si poeti më i madh i këtij vendi, por kjo poemë ka lidhje edhe me Shqipërinë.

“Florante dhe Laura” vjen në shqip i botuar nga Ombra GVG. Titulli origjinal i kësaj poeme është “Pinagdaanang Buhay ni Florante at ni Laura sa kahariang Albania” (Historia e Florantes dhe Laurës në Mbretërinë e Shqipërisë).

Ky tekst i letërsisë filipinase, që mësohet edhe nga nxënësit e shkollave në këtë vend, rrëfen mbi dashurinë e dy të rinjve në Shqipëri, gjatë luftës midis shqiptarëve të krishterë dhe otomanëve.

Kjo poemë e shkruar në 1838-n, është ndër të paktat në historinë e letërsisë filipinase, që nuk resht së botuari edhe në shumë gjuhë të botës.

“Florante dhe Laura” është një histori dashurie por edhe një simbol patriotizmi për Filipinet, që, ashtu si Shqipëria kërkonte çlirim nga pushtuesit otomanë, edhe ata në atë kohë kërkonin lirinë nga sundimi i kolonizatorëve spanjollë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.