Anija italiane Libra mbërriti sot në Shqipëri me 40 emigrantët të huaj

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Anije e Marinës Italiane Libra është nisur mëngjesin e sotëm nga porti i Brindisit drejt Shqipërisë, duke transportuar 40 emigrantë të cilët do të vendosen në qendrat e paraburgimit në përputhje me marrëveshjen mes Romës dhe Tiranës për menaxhimin e fluksit migrator.

Sipas raportimeve nga media italiane RAI, bëhet fjalë për emigrantë të kombësive të ndryshme, të cilët do të akomodohen në qendrën e ngritur në kampin e Gjadrit. Vendimi për këtë transferim u mor pas hyrjes në fuqi të një dekreti të miratuar më 28 mars 2025, i cili lejon dërgimin në Shqipëri jo vetëm të azilkërkuesve të ndaluar në det, por edhe të atyre që janë shpallur të paligjshëm nga autoritetet italiane dhe u është lëshuar një urdhër dëbimi nga komisariati i policisë.

Ky është hapi i parë konkret në zbatimin e marrëveshjes së bujshme të nënshkruar mes dy qeverive në fund të vitit 2023, e cila parashikon ngritjen e strukturave të posaçme për emigrantët në territorin shqiptar.

Fillimisht, qeveria italiane kishte parashikuar që në këto kampe të priteshin deri në 36 mijë burra azilkërkues në vit, ndërsa buxheti i planifikuar për realizimin e plotë të projektit kap vlerën e rreth 600 milionë eurove.

Megjithatë, zbatimi i marrëveshjes ka hasur edhe në sfida ligjore, pasi disa gjykata italiane kanë anuluar vendime për transferimin e emigrantëve, duke vënë në dyshim bazën ligjore të këtij veprimi. Në përgjigje, qeveria e kryeministres Giorgia Meloni ka njoftuar synimin për t’i kthyer qendrat në Shqipëri në struktura për riatdhesimin e azilkërkuesve të refuzuar.

Transferimi i sotëm shënon një fazë të re në bashkëpunimin mes Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e emigracionit, një temë që vijon të ngjallë debate të mëdha si në Romë, ashtu edhe në Tiranë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.