Italia nis përdorimin e kampit në Gjadër për emigrantët e dëbuar

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Qeveria italiane ka nisur implementimin e dekretit të miratuar më 28 mars, duke përdorur kampin e Gjadrit për ndalimin e emigrantëve që presin dëbimin dhe që nuk kanë më të drejtë për azil. Ky masë ka hyrë në fuqi pas një marrëveshjeje mes Shqipërisë dhe Italisë, ku dy anije me 40 emigrantë pritet të mbërrijnë nesër në Portin e Shëngjinit, si pjesë e operacionit.

Anija e parë do të arrijë në orën 15:00 me 15 emigrantë, ndërsa e dyta, që mbart 25 emigrantë, pritet rreth orës 19:00. Të gjithë ata do të akomodohen përkohësisht në qendrën e pritjes në Gjadër. Sipas burimeve, fluksi i emigrantëve pritet të rritet, me linja ajrore që do të operojnë në vazhdimësi për të sjellë të tjerë.

Afati maksimal i qëndrimit në kampin e Gjadrit do të jetë 18 muaj, deri sa shtetet e origjinës të pranojnë kthimin e tyre. Ministri i Brendshëm Italian, Matteo Piantedosi, theksoi se politikat e reja të qeverisë kanë ulur ndjeshëm fluksin e emigrantëve në Itali dhe se qendrat në Shqipëri janë një model efektiv menaxhimi.

Fillimisht, kampi i Gjadrit ishte menduar për të mbajtur azilkërkuesit deri në 28 ditë, por tani ai do të përdoret edhe për emigrantët e dëbuar, të cilët do të qëndrojnë aty për një periudhë më të gjatë, deri sa të realizohet dëbimi i tyre. Qeveria italiane është gjithashtu në pritje të një vendimi nga Gjykata e Drejtësisë së BE-së lidhur me dekretin për “Vendet e sigurta”.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.