Kombëtarja shqiptare e vajzave fiton sërish ndaj Kroacisë në UEFA Nations League

E martë, 17 Nëntor, 2026

Shqipëria ka arritur një tjetër fitore të madhe në UEFA Nations League, duke mposhtur për herë të dytë radhazi Kroacinë, këtë herë në transfertë. Vajzat kuqezi triumfuan me përmbysje 2-1 në sfidën e vlefshme për grupin B4, që u zhvillua në “Sport Centre Rudes” në Zagreb.

Kroacia kaloi e para në avantazh në minutën e 11-të me golin e Ivana Slipčević, por Shqipëria reagoi shpejt dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 32-të. Goli i barazimit erdhi nga një goditje e shkëlqyer e Fortesa Berishës, e cila e çoi topin në rrjetë pas një aksioni të bukur.

Në pjesën e dytë, Shqipëria u shfaq më kërkuese dhe rrezikoi disa herë portën e Kroacisë. Goli i fitores erdhi në minutën e 71-të, kur pas një aksioni të shkëlqyer nga krahu, Berisha pasoi në zonë dhe Balog, në përpjekje për të larguar topin, e devijoi atë në portën e saj, duke i dhënë Shqipërisë avantazhin dhe fitoren.

Ky sukses është një tjetër arritje historike për Kombëtaren shqiptare të vajzave, që pas kësaj fitoreje renditet në vendin e tretë në Grupin B4 të UEFA Nations League, me 6 pikë. Ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë do të jenë ndaj Ukrainës në transfertë dhe ndaj Çekisë në shtëpi.

Trajneri Armir Grima e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Antigona Hyska (GK), Klea Hamonikaj, Alma Hila, Arbiona Bajraktari, Armela Tukaj, Ilarja Zarka, Ezmiralda Franja, Fortesa Berisha, Megi Doçi (C), Valentina Troka dhe Qendresa Krasniqi.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.