Sir David Frederick Attenborough lindur më 8 maj 1926) është një transmetues, biolog, historian natyror dhe shkrimtar britanik.
Ai ende alarmon gjithë botën për devastimet dhe rrezikun që i kanoset planetës.
“Ne kaluam nga të qenit pjesë e natyrës në të qenit larg natyrës. Ne jetojmë jetën tonë të rehatshme nën hijen e një fatkeqësie që kemi bërë vetë. Kjo fatkeqësi po shkaktohet nga vetë gjërat që na lejojnë të jetojmë jetët tona të rehatshme”.
Ata që heshtin, gjithmonë janë më rahat dhe shpesh herë mendoj që janë edhe të mençur.Ruajnë rahatinë dhe qetësinë e vet.
As nuk marrin dhe as nuk përcjellin mesazhe.Rrijnë larg realitetit. Kritikojnë çdo gjë dhe çdo kënd sepse të tjerët çdo herë janë fajtor!
Egoizmi i tyre nuk ka skaj.
Nuk mendojnë asnjë çast të vetëm për asnjë pasojë , efekt anësor ose dëm që mund të pasojë nga heshtja e tyre.
Por së pakti janë rahat.
Edhe heshtja pranë një rreziku është mjeshtri!
Unë nuk postoj asgjë të re që deri tani nuk është përmendur.
Por a mundem me heshtë dhe me shku nga kjo botë pa i shkruar dy fjalë për ditën e diele, ditën e protestës në Ulqin?
Po sigurisht që po.Mundem!
Kisha heshtur sikur të dielen të kishte dalur i madh dhe i vogël në gjithë qytetin.
Kisha heshtur vetëm me një uh më në fund Ulqini po zgjohet
Por jo!
Ajo bindja që “çfarë mund unë të ndryshoj, çfarë fuqije kam unë “nuk largohet aspak nga mentaliteti ulqinakut!
Të dielen ishte dashur të ishte rendi prej plazhës vogël deri mbas pazarit.
Ishte dashur dhjetfishi dhe më shumë.
Jo kundër investimeve, jo kundër një zhvillimi dhe prosperiteti…. jo jo kurrsesi!
Por kundër mjegullës, qëllimeve afatgjate me një jo transparencë dhe dinakëri totale!
Investitori i vërtetë duhet të jet ai që nisë e investon prej kokës deri ke këmbët.
Ulqini ka nevojë për një investitor që bjen në fije gjithë shkatrrimit që i është bërë qytetit për 30 vitet e fundit e më tej!
Duhet nisur rrugët së pari prej plazhës vogël deri në plazhë të madhe, me parking, trotoare, rrugë anësore dhe shumë çka tjetër.
Duhet mbrojtur shkëmbi i Kalasë dhe një shtyllë mbrojtëse për mos shembje qoftë larg.
Kur të ndërtohet kjo strukturë kryesore, plazha e madhe është e fundit që ka nevojë për një Dubai style.Ajo është aq e bukur në at vetminë e vet që fton dhe pranon qindra e qindra musafir nga diaspora, Kosova , Shqipërija dhe gjithë bota!
Ajo ka sofrën më të begatshme në Adriatik dhe më tej! Asaj kurrë nuk i mungojnë musafirët.
Asaj i mungon një riparim i hyrjes ,derës oborrit e më thellë mbrenda qytetit!
Është fare e qartë që kur të merret ajo pjesë më e duhur dhe më e nevoshme prej Ulqinit, dhe Ulqini të mbetet si një kasabë e vetmuar pa u rindërtu, kjo është asgjë tjetër por vetëm një shkëputje e plazhës madhe përgjithmonë !!!
Është dorzim i zemrës në sallë të operacionit për donator nga vet donatori!
Ajo është aq e bukur me at egërsirën e vet, ranën dhe kilometrat e veta që lidhet me Adën dhe Bunën!
Një afat 100 vjeçar për Ulqinin është një jetë e harruar me shumë të rinj që do të lëshojnë vendlindjen dhe shumë shtëpi 4-5 katëshe në gjithë qytetin që do t’i vihet çelësi!
Një Dubai chocolate do të jetë kafshatë e ëmbël për ata që do t’ia kafshojnë dhe ndjejnë shijen. Për ulqinakun mund të jet kafshatë e hidhur dhe kafshatë e fundit që janë në të ken leje në at portë të hyrjes pranë syve të vet.
A kanë dalur sa është dashur të dalin në protest ulqinakët të dielen ?
Jo, jo!
Kanë dalur ata që vërtetë e dojnë at vend me zemër, kanë dalur disa nga ata që luajnë (kuks )rrenash dhe ata që vërtetë parashohin rrezikun më të madh që i kanoset Ulqinit.
Përveç atyre me sëmundje për ju të tjerët nuk ka koment
Një investim i plazhës madhe për një afat aq të gjatë dhe pa ia nisur prej Kalasë e më tej,unë nuk e shoh ndryshe veçse si një amputim, shkëputje të arterieve kryesore të Ulqinit që sjell bukën.
Një ANEX fare të lehtë për ta shkëputur!
Dhe…. për të thelluar edhe më shumë mjegullën që të jet më e dendur ajo mjegull,qeveria pikërisht zgjedh një sharlatan të Emirateve që mund të josh më shumë besimtarët e Islamit në Ulqin.
Sa taktikë diplomatike!
Pa plazhë të madhe aty asnjë kosovar që është përqindja më e madhe dhe kafshata kryesore nuk do të vie më !Pra është edhe ai rreziku tjetër që edhe Kosova do ta humb Ulqinin, strofullin e vet më të sigurtë dhe më të dashur!
Ps. Dua të them një bravo të madhe për të gjithë të nacionalitetit malazez që pa pritesë erdhën edhe prej trojeve jashtë Ulqinit.
Ulqini është aset për gjithë rajonin e Malit të Zi po të “ kallaniset “ ashtu si e meriton!
Ulqini nuk ka nevojë aq shumë për investimet që ia ka falur Perendija , Ulqini ka nevojë për investitor për të ndrequr shkatrrimet që ia ka bërë dora njeriut!
Ulqinaku pra ose është dëshpruar thellë ose është dorzuar! Tjetër nuk ka !