Legjionarët kuqezi shkëlqejnë në arenën ndërkombëtare

E martë, 17 Nëntor, 2026

Fundjava ka qenë e mbushur me paraqitje të shkëlqyera për legjionarët shqiptarë në Europë, me disa prej tyre që kanë lënë gjurmë me gola, asistime dhe performanca mbresëlënëse.

Juljan Shehu, mesfushori i Widzew Lodz dhe debutuesi më i ri i Kombëtares shqiptare, vijon të tregojë formë të lartë. Pas golit në ndeshjen e kaluar, ai shënoi sërish këtë fundjavë në fitoren 2-0 ndaj Lechia Gdansk. Shehu u shpall edhe lojtari më i mirë i takimit, duke marrë notën 7.9 nga platforma e specializuar Sofascore.

Në Kupën e Turqisë, Ernest Muçi u rikthye te goli për Besiktas me një realizim të bukur ndaj Goztepe, por skuadra e tij u eliminua pavarësisht përpjekjeve. I njëjti fat edhe për Taulant Seferin që me Bodrumspor shënoi dhe asistoi në sfidën ndaj Trabzonspor, e cila përfundoi 3-2 pas kohës shtesë në favor të kundërshtarëve.

Një tjetër histori suksesi ishte ajo e Jon Mersinajt në Kroaci. Mbrojtësi i Osijek shënoi golin e tij të parë pas 123 ndeshjesh në kampionatin kroat, një moment historik në karrierën e tij.

Nga Kombëtarja shqiptare, titullarë këtë fundjavë ishin: Elhan Kastrati, Simon Simoni, Marash Kumbulla, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Enea Mihaj, Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Adrion Pajaziti, Arbnor Muja, Jasir Asani, Myrto Uzuni, Rey Manaj dhe Mirlind Daku.

Ndërkohë që si zëvendësues u aktivizuan: Medon Berisha, Qazim Laçi, Nedim Bajrami, Anis Mehmeti, Arbër Hoxha dhe Armando Broja.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.