Katër serbë të kamufluar si pelegrinë, Prokuroria kërkon paraburgim 30-ditor

E martë, 17 Nëntor, 2026

Gjykata Themelore në Gjakovë ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh për katër persona të nacionalitetit serb, të dyshuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, raportoi KosovaPress.

Të dyshuarit, me inicialet B.R., N.V., P.K. dhe M.S., janë arrestuar më 5 prill 2025 në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, pas ndalimit të automjetit të tipit Toyota, ngjyrë hiri, që drejtohej nga i pandehuri B.R., për shkak të tejkalimit të shpejtësisë në një zonë të kufizuar.

Sipas Prokurorisë Themelore, gjatë ndalimit dhe procedimit të rregullt policor, shoferi ka deklaruar se nuk kishte asgjë të paligjshme në automjet dhe ka lejuar kontrollin. Gjatë kontrollit, policia ka zbuluar një sasi armësh të ftohta, përkatësisht një sëpatë, një thikë me këllëf dhe një thikë sharrë, të cilat të pandehurit dyshohet se i mbanin me vete gjatë një vizite të organizuar në disa nga Manastiret Ortodokse në territorin e Republikës së Kosovës.

Gjykatësi i procedurës paraprake, Samedin Cena, ka vlerësuar se ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarve, duke theksuar rrezikun e përsëritjes së veprës penale dhe rrezikun e ikjes nëse të njëjtit do të lihen në liri.

Autoritetet hetimore pritet të vijojnë me procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.