Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka lëshuar një paralajmërim të fortë për të gjithë qytetarët shqiptarë që synojnë të aplikojnë për një vizë amerikane: “Mos u besoni agjencive apo individëve që premtojnë ndihmë për të marrë vizë në këmbim të parave.”
Në njoftimin zyrtar, Ambasada thekson se agjencitë e vizave kanë si qëllim kryesor përfitimin financiar, dhe jo dhënien e këshillave të drejta apo të besueshme. Ndihma e tyre shpesh përfundon në plotësimin e aplikimeve me gabime ose informacion të rremë, duke i ekspozuar aplikantët ndaj refuzimit të menjëhershëm të vizës dhe në raste më serioze, anulimit të çdo vize të vlefshme që mund të kenë aktualisht.
“Nëse aplikimi juaj është i pasaktë, edhe nëse gabimi është bërë nga një ndërmjetës, përgjegjësia është e juaja,” thuhet në njoftim.
Ambasada u bën thirrje të gjithë qytetarëve që dëshirojnë të udhëtojnë drejt SHBA-së të plotësojnë vetë formularin e aplikimit për vizë, duke dhënë të dhëna të sakta për qëllimin e vizitës, itinerarin e udhëtimit, si dhe historikun e udhëtimeve të mëparshme jashtë vendit.
Për të ndihmuar qytetarët në këtë proces, Ambasada ka vënë në dispozicion informacion falas dhe të besueshëm për mënyrën e saktë të aplikimit, duke shmangur nevojën për të paguar agjenci apo persona të tretë.
“Kurse paratë dhe shmang mashtrimet” – është mesazhi i drejtpërdrejtë i Ambasadës për aplikantët shqiptarë.
Të gjitha udhëzimet zyrtare dhe formularët e aplikimit për vizë mund t’i gjeni në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane ose të Departamentit të Shtetit të SHBA-së.
Qytetarët këshillohen të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e mashtrimeve që jo vetëm dëmtojnë financiarisht, por edhe kompromentojnë seriozisht mundësinë e udhëtimit drejt SHBA-së në të ardhmen.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.