Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ashpër pas sulmit me granatë në zyrat e Postës së Kosovës në Zveçan, duke e cilësuar atë si një akt me elemente terroriste që synon të minojë stabilitetin dhe rendin kushtetues të vendit.
Në një postim në Facebook, Kurti e ka konsideruar këtë sulm si një përpjekje për të penguar integrimin e qytetarëve në sistemin ligjor dhe institucional të Republikës së Kosovës. Ai ka theksuar se individë të njohur për lidhjet e tyre me grupe kriminale, si Millan Radoiçiq, vijojnë të mbeten të lirë dhe të mbrohen nga autoritetet serbe për interesa shoviniste.
“Shteti ynë nuk do të tolerojë akte të tilla të dhunshme. Mosdorëzimi i kriminelëve si Radoiçiq para drejtësisë është një mesazh i rrezikshëm që inkurajon grupe ekstremiste për të vazhduar veprimet destabilizuese. Përmes krijimit të tensioneve artificiale, po tentohet të minohet zhvillimi ekonomik dhe demokratik i Kosovës,” shkroi Kurti.
Ai nënvizoi se Posta e Kosovës do të vazhdojë të funksionojë në Zveçan si një ndërmarrje publike dhe se shërbimet legale do të ofrohen për të gjithë qytetarët. Njëkohësisht, institucionet kompetente po kryejnë hetime të plota për të identifikuar dhe sjellë para drejtësisë autorët e këtij sulmi.
“Kosova mbetet e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin rajonal, por nuk do të lejojmë asnjë përpjekje për të sfiduar rendin tonë kushtetues dhe sigurinë e qytetarëve tanë,” përfundoi Kurti.
Autoritetet e sigurisë kanë rritur praninë në zonë dhe po punojnë për të garantuar një mjedis të qetë për të gjithë qytetarët, pavarësisht etnisë apo përkatësisë së tyre.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.