Në moshën 97-vjeçare është ndarë nga jeta një prej emrave më të respektuar të arsimit dhe përkthimit në Shqipëri, profesor Qemal Xhomo. I lindur më 10 prill 1928 në Selanik, ai u kthye në Shqipëri duke sjellë me vete një kulturë të gjerë perëndimore, falë formimit të tij dhe përkushtimit të familjes, me një baba mjek dhe një nënë italiane. Pas daljes në pension, ai zgjodhi të kalojë një pjesë të jetës në Itali, por gjithmonë ruajti një lidhje të fortë me Shqipërinë, duke e kapërcyer distancën përmes teknologjisë së komunikimit.
Njohës i shkëlqyer i arsimit dhe metodist i pakonkurrueshëm, Xhomo dha një kontribut të jashtëzakonshëm në mësimdhënie, duke u ofruar brezave të rinj mundësinë për të studiuar gjuhën italiane përmes serisë së librave në katër vëllime, të realizuar me një punë disavjeçare. Ai shërbeu si përkthyes në takime të niveleve më të larta politike, duke përfaqësuar Shqipërinë me profesionalizëm dhe integritet. Për kontributin e tij të çmuar, shteti shqiptar e nderoi me titullin “Mjeshtër i Madh”.
Me një kujtesë të jashtëzakonshme dhe një pasion të pashuar për dijen, ai mbeti gjithmonë pranë studentëve të tij, të cilët i konsideronte pika e tij e dobët dhe burimi i tij më i madh i gëzimit.
Qemal Xhomo e shihte jetën si një udhëtim përmes dallgëve, qoftë në det të qetë apo të trazuar. Pas një lundrimi të gjatë prej 97 vitesh, ai përfundoi udhëtimin e tij, duke u prehur në limanin e fundit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.