Serbia kundër njohjes së Kosovës nga Kenia, e cilëson “akt armiqësor”

E martë, 17 Nëntor, 2026

Serbia e ka cilësuar njohjen e Kosovës nga Kenia si një “akt armiqësor” dhe ka paralajmëruar masa diplomatike kundër këtij vendimi.

Në një reagim zyrtar, Ministria e Jashtme serbe deklaroi se njohja e Kosovës nga Kenia përbën një “shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare” dhe të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Beogradi pretendon gjithashtu se vendimi i Kenias minon përpjekjet për dialog dhe stabilitetin rajonal.

Serbia kritikoi referimin e Kenias ndaj vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi pavarësinë e Kosovës, duke e quajtur atë të pabazuar. Beogradi nënvizoi se ky vendim do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në fund të deklaratës, Serbia theksoi se 28 shtete kanë tërhequr ose pezulluar njohjen e Kosovës në tetë vitet e fundit, ndërsa vetëm dy vende e kanë njohur pavarësinë e saj. Beogradi rikonfirmoi angazhimin për mbrojtjen e “sovranitetit dhe integritetit territorial” përmes mjeteve diplomatike dhe juridike.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.