Kosova ka mirëpritur vendimin e Republikës së Kenias për ta njohur si shtet të pavarur dhe sovran. Ky akt është zyrtarizuar përmes vendimit të nënshkruar nga presidenti kenian, William Ruto, i cili është dërguar në Presidencën e Kosovës.
Presidentja Vjosa Osmani e ka cilësuar këtë njohje si një dëshmi të mbështetjes së vazhdueshme për të drejtën e popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe sovranitet. Ajo e ka vlerësuar këtë hap edhe si një njohje të sakrificave shekullore të kosovarëve për liri dhe drejtësi.
Në një deklaratë publike, Osmani ka shprehur falënderime të sinqerta ndaj presidentit William Ruto, si dhe institucioneve dhe qytetarëve të Kenias, për këtë vendim të rëndësishëm diplomatik. Ajo ka veçuar kontributin e ish-presidentit dhe ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, për angazhimin e tij në këtë proces.
Presidentja Osmani ka paralajmëruar se njohja nga Kenia do të hapë rrugën për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe në fusha të ndryshme dhe se shumë shpejt pritet të vendosen marrëdhënie diplomatike mes dy vendeve, duke ndërtuar një partneritet të fortë dhe afatgjatë.
Ky është shteti i parë që njeh Kosovën pas pesë vjetësh nga njohja e fundit nga Izraeli, duke e çuar në 118 numrin e vendeve që e kanë pranuar pavarësinë e shpallur më 17 shkurt 2008.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.