Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i është ndaluar për herë të dytë hyrja në Luginën e Preshevës nga autoritetet serbe.
Lajmin e bëri të ditur kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, e cila e cilësoi këtë vendim si vazhdimësi të diskriminimit ndaj shqiptarëve në jug të Serbisë. Sipas saj, ky veprim reflekton politikën nacionaliste të qeverisë së Aleksandar Vuçiqit, e cila, ndonëse paraqitet si pro-evropiane, vijon të shtypë të drejtat e njeriut dhe minoritetet.
“Pushteti i Vuçiqit ndalon për herë të dytë Ministrin Çeku të vizitojë Preshevën. Ky është një tjetër akt i politikës nacionaliste serbe, që ushqen një regjim autoritar,” shkroi Sinani në Facebook.
Ajo theksoi se pavarësisht pengesave, Presheva do të vazhdojë të ruajë lidhjet me vendbanimet shqiptare dhe të forcojë bashkëpunimin me Kosovën dhe Shqipërinë. Sipas saj, ndërkohë që Perëndimi vijon ta tolerojë Beogradin për arsye gjeostrategjike, shqiptarët e Luginës vazhdojnë të përballen me diskriminim dhe izolim.
“Por ne nuk ndalemi,” përfundoi Sinani.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.