Kenia njeh pavarësinë e Kosovës, Pacolli: Një fitore e madhe për shtetin tonë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Republika e Kenias ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, 17 vjet pas shpalljes së pavarësisë. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili e cilësoi këtë njohje si një fitore të madhe për shtetin e Kosovës dhe një dëshmi e fuqisë së diplomacisë.

Në një postim në Facebook, Pacolli tha se ka lobuar personalisht për këtë njohje që prej vitit 2009, duke zhvilluar takime me autoritetet keniane.

“Kjo njohje nuk është thjesht një deklaratë – është një fitore e madhe për shtetin e Kosovës, është zëri i lirisë sonë që dëgjohet thellë në zemrën e Afrikës! Sot, flamuri ynë ngrihet me krenari në Nairobi, duke dëshmuar se Kosova ecën përpara, fuqishëm dhe me dinjitet,” shkroi ai.

Sipas tij, presidenti i Kenias, William Ruto, e ka mbajtur fjalën e dhënë që në vitin 2016. Pacolli kujtoi se në vitin 2023, gjatë një vizite në Nairobi, Ruto mori vendimin për të njohur pasaportat e Kosovës, ndërsa tani ka konfirmuar njohjen e plotë të shtetësisë së saj në një ceremoni zyrtare.

“I bëj thirrje Qeverisë së Kosovës që menjëherë të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kenian dhe të hapë një ambasadë të përbashkët me Shqipërinë në Nairobi,” shtoi ai.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme dhe Diasporës e Kosovës nuk ka konfirmuar ende zyrtarisht njohjen nga Kenia.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.