Aksident tragjik në Fushë-Prezë humbin jetën 4 të rinj

E shtunë, 21 Nëntor, 2026

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e katër të rinjve ka ndodhur pak para mesnate në Fushë-Prezë, në aksin Vorë – Fushë Krujë.

Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, më 19 mars 2025, rreth orës 23:50, një automjet tip “Mercedes Benz”, i drejtuar nga shtetasi Enejd Laçi 25 vjeç, është përplasur me një automjet betoniere të ndaluar në rrugë, duke u përfshirë më pas nga flakët. Për pasojë, kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerët e tij: Erildi Laçi 20 vjeç, Enrikejd Kurti 24 vjeç dhe Andi Laçi 22 vjeç.

Hetimet e para zbuluan se drejtuesi i betonieres, shtetasi Aleksandër Krrashi 24 vjeç, ishte larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit. Ai është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, nën akuzat për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ai nuk dispononte leje drejtimi për këtë kategori mjetesh.

Policia ka arrestuar edhe V. K., 25 vjeç, i afërm i të arrestuarit, për “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se e ka ndihmuar Aleksandër Krrashin të largohej nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, në pranga ka përfunduar edhe menaxheri i firmës së betonit, shtetasi D. K., 34 vjeç, i cili akuzohet për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, “Punësim të paligjshëm” dhe “Fshehje të të ardhurave”. Verifikimet e kryera kanë zbuluar se betonierea nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe drejtuesi i saj ishte punësuar pa leje të vlefshme drejtimi.

Autoritetet kanë shpallur në kërkim administratorin e firmës së betonit, shtetasin S. H., 27 vjeç, dhe po vijojnë përpjekjet për kapjen e tij.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.