Serbia kërkon shpjegime nga Shqipëria dhe Kroacia për deklaratën e bashkëpunimit

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia më 18 mars nënshkruan një deklaratë në Tiranë, përmes së cilës vendet angazhohen që të forcojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, zhvillim që ka nxitur reagime në Serbi, që e cilësoi si “provokim të hapur” drejtuar Beogradit.

Shqipëria, Kosova dhe Kroacia, marrëveshje trepalëshe ushtarake

Një ditë pas nënshkrimit të kësaj deklarate trepalëshe të bashkëpunimit, Ministria serbe për Punë të Jashtme tha se do të kërkojë urgjentisht shpjegime të detajuara nga ministritë e Jashtme të Shqipërisë dhe Kroacisë.

Sipas Beogradit, Shqipëria dhe Kroacia me nënshkrimin e këtij dokumenti, “ndërmorën hapa që minojnë stabilitetin rajonal”.

Autoritetet në Beograd, që nuk e njohin shtetësinë e Kosovës, thanë se kjo nismë paraqet “provokim të hapur dhe shpërfillje të madhe të realitetit në terren”.

“Ne presim përgjigje urgjente nga Zagrebi dhe Tirana për qëllimet e vërteta të kësaj lloje të rrezikshme të sigurisë. Serbia nuk do të lejojë veprime të njëanshme që mund të rrezikojnë integritetin tonë territorial, sigurinë e qytetarëve dhe paqen në rajon”, u tha në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Serbisë.

Sipas Serbisë, deklarata e bashkëpunimit ishte rezultat i “një strategjie që synon izolimin e Serbisë”.

Kosova mes “çikërrimave politike” dhe rreziqeve të sigurisë

Serbia, që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe e konsideron shtetin pjesë të saj, dialogun me Kosovën, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, në procesin që synon normalizimin e plotë të raporteve.

Më 2023, palët arritën një marrëveshje për rrugën drejt normalizimit, e cila, veç tjerash, i kërkon Serbisë që të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Tensionet mes dy shteteve kanë qenë të larta viteve të fundit, me Kosovën që e ka fajësuar Serbinë se qëndron prapa sulmeve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Kosova fajëson Serbinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 2023, kur u vra një polic. Gjatë këmbimit të zjarrit me grupin e armatosur serbë, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Prishtina e ka fajësuar Beogradin edhe për një shpërthim në kanalin e Ibër Lepencit në veriun e Kosovës nëntorin e vitit 2024. Ky kanal furnizon me ujë disa rajone të Kosovës dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj. Serbia ka mohuar vazhdimisht akuzat e Kosovës./REL

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.