Tragjedia në Koçan, Shqipëria shprehet e gatshme për ndihmë

E shtunë, 21 Nëntor, 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur ngushëllimet për tragjedinë e rëndë që goditi qytetin e Koçanit në Maqedoninë e Veriut, ku si pasojë e një zjarri në një klub nate humbën jetën të paktën 59 persona.

“Me një ndjenjë të thellë hidhërimi u përcjell vëllezërve dhe motrave të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet e mia për këtë tragjedi të madhe. Lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjet e viktimave të gjejnë forcën për të përballuar këtë humbje të rëndë,” shkroi Rama në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale.

Ai gjithashtu i ka shprehur ngushëllimet e tij kryeministrit maqedonas, Hristijan Mickoski, dhe autoriteteve të vendit fqinj, duke nënvizuar gatishmërinë e Shqipërisë për të ofruar çdo ndihmë të nevojshme.

Tragjedia ndodhi në një klub nate në qytetin e vogël të Koçanit, rreth 100 kilometra në lindje të Shkupit, ku një zjarr i shkaktuar nga mjetet piroteknike rezultoi fatal. Përveç viktimave, dhjetëra persona të plagosur janë dërguar për trajtim në spitalet e kryeqytetit, pasi kapacitetet e spitalit lokal u tejkaluan. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.