20 vjeçarja Marija Taseva është një nga të lënduarit nga zjarri që përfshiu diskotekën në Koçan, të Maqedonisë së Veriut. Ajo ka treguar për mediat vendase se në momentin e rënies së zjarrit ka pasur turmë të madhe njerëzish dhe se kur ka dalë jashtë ka rënë përtokë.
“Të gjithë filluan të vrapojnë jashtë. Të gjithë kërkonin të shpëtonin veten. Motra ime ka humbur. Nuk mund ta gjejmë në asnjë spital. Tani presim këtu rezultatet nëse do ta gjejmë, nëse jo, përfundimisht në Shkup. Duke dalë, rashë në tokë dhe të tjerët më shkelën, thjesht isha me fytyrën përtokë” tha Taseva.
Babai i saj thotë se nuk kanë informacion për vajzën e dytë e cila është 25 vjeçe.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.