Rrëfimi i shqiptarit që hyri ilegalisht në MB:Në vendin tim,luftë për mbijetesë!

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Një shtetas shqiptar, i cili hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, ka treguar për BBC se si jeta e tij u bë “e padurueshme” pasi përfundoi duke punuar në një fermë kanabisi.

Gzim, i cili ka kërkuar të mbetet anonim, ishte një nga mbi 12,600 shqiptarët që kaluan Kanalin Anglez me gomone në vitin 2022, kur u regjistrua numri më i lartë i emigrantëve që mbërritën në Britani në këtë mënyrë.

Megjithatë, në vitin 2023 ky numër ra ndjeshëm në vetëm 616 persona, pas një fushate të përbashkët mes qeverive të Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë për të frenuar emigracionin e paligjshëm.

Gzim vendosi të ndajë historinë e tij për të paralajmëruar të tjerët mbi vështirësitë që i presin ata që zgjedhin rrugën e emigracionit të paligjshëm.

Ai rrëfeu se e gjeti një trafikant në TikTok, i cili i premtoi ndihmë për të mbërritur në Britani. Pas një udhëtimi me autobus drejt Francës, ai arriti në Dunkirk, ku u nis me gomone drejt Doverit. Për këtë udhëtim, kushërinjtë e tij në Mbretërinë e Bashkuar paguan 3,500 paund.

Fillimisht, ai u vendos në një hotel, por më pas arriti të largohej pa u vënë re dhe nisi punë në një fermë kanabisi.

“Isha në kërkim të një jete më të mirë, për të ndihmuar familjen time, ashtu si shumë të tjerë që bëjnë këtë rrugë. E dija që kishte rreziqe, por shpresoja të mos isha unë ai i pafati,” tha ai për BBC.

Por shpejt realiteti ndryshoi. Ferma ku punonte u grabit dhe, për pasojë, ai mbeti pa asnjë pagesë.

Pas kësaj, Gzim u përpoq të gjente punë në ndërtim, por si emigrant i paligjshëm, u detyrua të pranonte një pagë shumë të ulët, e cila nuk i mbulonte dot as shpenzimet personale, as ndihmën për familjen në Shqipëri.

Pas pesë muajsh në Mbretërinë e Bashkuar, i zhgënjyer dhe i pashpresë, ai vendosi të kthehej në Shqipëri.

“Kisha ëndrra të tjera. Shpresoja se do t’ia dilja. Askush nuk dëshiron të largohet nga vendi i tij, nga njerëzit dhe miqtë e tij. Por në Shqipëri është një luftë për mbijetesë dhe nuk kisha asnjë zgjidhje tjetër,” tha ai.

Autoritetet britanike kanë rinisur një fushatë në rrjetet sociale për të treguar historitë e emigrantëve që mbërritën ilegalisht në Britani, por përfunduan të zhytur në borxhe dhe të shfrytëzuar.

Kjo strategji nisi fillimisht në vitin 2023 dhe është pjesë e një marrëveshjeje mes qeverisë britanike dhe asaj shqiptare për të reduktuar emigracionin e paligjshëm.

Vitin e kaluar, mbi 2,600 shqiptarë u riatdhesuan nga Britania, duke shënuar numrin më të lartë të të kthyerve nga një kombësi e vetme.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.