Kosovë/ Identifikohen eshtrat e 7 viktimave të zhdukura në Masakrën e Kralanit

E martë, 17 Nëntor, 2026

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore kanë arritur t’i identifikojnë eshtrat e shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit, të zhdukura nga periudha e luftës së fundit në Kosovë.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka bërë të ditur se për këtë i ka njoftuar edhe familjet e shtatë viktimave, pas analizave të ADN-së dhe procesit të identifikimit final.

“Mbetjet mortore (eshtrat) e viktimave të identifikuara janë gjetur dhe zhvarrosur nga lokacioni i varrit masiv në Bishtazhin të Gjakovës, ndërkohë, procesi i identifikimit final po vazhdon edhe për pesë persona të tjerë nga lista e personave të zhdukur”, thuhet në njoftimin e komisionit.

Familjarët e viktimave kanë njoftuar se varrimi i tyre do të bëhet më 4 prill.

Sipas të dhënave ndërkombëtare, rreth 13.535 persona janë vrarë apo zhdukur gjatë viteve 1998-2000 nga të cilët mbi 10 mijë persona kanë qenë civilë, ndërsa 1.133 prej tyre kanë qenë fëmijë të vrarë apo të zhdukur.

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, ende nuk dihet fati i rreth 1.600 të pagjeturve.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.