Itali/ Kinematografia shqiptare prezantohet në festivalin e filmit në Monopoli

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kinematografia shqiptare do të ketë një prezantim të rëndësishëm në Itali, në qytetin historik të Monopolit, në Pulia. Në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Itali, Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit dhe Fondacionin Gramsci të Pulias, Festivali i Filmit Sudestival do të organizojë më 14 mars një sesion të dedikuar kinematografisë shqiptare.

Ngjarja do të mbahet në Teatro Radar, ku përgjatë një dite të tërë do të zhvillohen diskutime, debate dhe shfaqje të disa prej filmave më të spikatur që pasqyrojnë historinë dhe kulturën shqiptare.

Programi i eventit përfshin:

🔹 Ora 17:00 – “Anulloje Ligjin” (Annula il decreto) nga Fabrizio Bellomo.
Pas shfaqjes, do të mbahet një diskutim me pjesëmarrjen e Fabiola Ismailit, historianit Edon Qesari (Akademia e Shkencave e Shqipërisë) dhe profesoreshës Claudia Villani (Universiteti i Barit – Fondacioni Gramsci Puglia).

🔹 Ora 19:00 – “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë”, dokumentari i Alessandro Ferrantellit, që do të shfaqet për herë të parë në Itali.
Diskutimi pas filmit do të mbledhë Arbër Agalliun (gazetar dhe videomaker), Noè Andreanon (kryetar i Bashkisë së Casalvecchio di Puglia) dhe profesoreshën Lucia Martino.

🔹 Ora 20:30 – Përshëndetje institucionale nga organizatorët dhe partnerët e festivalit.

🔹 Ora 21:00 – “Lulëkuqet mbi mure”, filmi i njohur i Dhimitër Anagnostit, i cili do të shfaqet për herë të parë në Pulia në versionin e tij të restauruar me titra në italisht.
Pas shfaqjes do të zhvillohet një bisedë me pjesëmarrjen e Vito Saracino (Fondacioni Gramsci i Pulias), Marinela Ndria dhe Eriona Vyshka (Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit), Nicola Barbuti (Dabimus srl – Universiteti i Barit) dhe Resmie Hallulli (Universiteti i Barit, Fondacioni Gramsci i Pulias).

Ky event konfirmon interesin dhe vlerësimin në rritje për kinematografinë shqiptare në arenën ndërkombëtare, duke sjellë përpara publikut italian histori dhe imazhe që pasqyrojnë identitetin dhe kulturën shqiptare.

Hyrja për të gjithë të interesuarit do të jetë e lirë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.