Ish-CTO e OpenAI, Mira Murati, ka themeluar startup-in e saj të ri, Thinking Machines Lab, një kompani që synon ta bëjë inteligjencën artificiale më të aksesueshme dhe të personalizuar për të gjithë.
Sipas Business Insider, startup-i po tërheq vëmendje të madhe në industrinë e teknologjisë dhe pritet të vlerësohet në 9 miliardë dollarë. Murati, pas gjashtë vitesh në OpenAI ku luajti një rol kyç në zhvillimin e ChatGPT, ka ngritur një ekip të fuqishëm me ekspertë nga OpenAI, Meta dhe Anthropic.
Thinking Machines Lab synon të krijojë një laborator inovativ që do të ndihmojë në zhvillimin e inteligjencës artificiale në mënyrë më transparente dhe të kuptueshme për përdoruesit, duke e çuar industrinë drejt një të ardhmeje të re.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.