Në Ditën Ndërkombëtare të Grave, British Albanian Women Association (Shoqata e Grave Shqiptaro-Britanike) ka përcjellë një mesazh të fuqishëm urimi dhe vlerësimi për gratë shqiptare kudo në botë, duke theksuar rolin e tyre të pazëvendësueshëm në familje dhe shoqëri.
“Nënat, gratë dhe vajzat shqiptare meritojnë më shumë se vëmendje vetëm në një ditë të vitit. Ato duhet të respektohen dhe të vlerësohen çdo ditë të jetës së tyre”, thuhet në mesazhin e organizatës.
Duke nënvizuar virtytet dhe vlerat e gruas shqiptare, BAWA e përshkruan atë si një figurë të fuqishme dhe të aftë, që kombinon inteligjencën, krenarinë, bukurinë dhe suksesin me përkushtimin ndaj familjes dhe komunitetit.
“Gruaja shqiptare është e fortë, di të kujdeset për veten dhe familjen e saj, di të kursejë dhe të ndërtojë një të ardhme më të mirë. Por, ajo është gjithashtu hallemadhe, sepse përveçse rrit, edukon dhe ushqen fëmijët e saj, kujdeset për shtëpinë dhe punon, ajo shpesh përballon sfida të shumta në jetë”, thekson më tej mesazhi.
Në përfundim, British Albanian Women Association i ka cilësuar gratë shqiptare si “heroinat tona”, duke i uruar të gjitha me mirënjohje dhe respekt për sakrificat dhe arritjet e tyre.
“Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas!” – përmbyllet urimi i organizatës.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.