Eksodi i shqiptarëve drejt Italisë, nisja e një epoke të re emigracioni

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Më 6 mars 1991, më shumë se 3000 shqiptarë lanë vendin e tyre dhe hipën në bordin e anijes “Tirana”, duke u nisur drejt brigjeve të Italisë. Kjo ngjarje shënoi fillimin e një eksodi masiv, që do të pasonte me mijëra të tjerë në muajt e ardhshëm, ndërsa Shqipëria përjetonte ndryshimet e para pas rënies së diktaturës.

Të shtyrë nga varfëria, pasiguria dhe ëndrrat për një jetë më të mirë, shqiptarët u drejtuan nga Italia, vendi që për ta simbolizonte Perëndimin e dëshiruar dhe shpresën për një të ardhme më të sigurt. Javët e para të marsit të vitit 1991 panë largime të përmasave të mëdha, aq sa kjo lëvizje u krahasua me një eksod biblik.

Përballë këtij fluksi të paprecedent emigrator, qeveria e kohës u përpoq të merrte masa për të ndalur largimin masiv të qytetarëve. Megjithatë, kriza ekonomike dhe sociale në vend vazhdonte të nxiste shqiptarët të kërkonin një jetë më të mirë jashtë kufijve.

Eksodi kulmoi në gusht të po atij viti, kur anija “Vlora” u mbush përtej kapaciteteve me mijëra burra, gra dhe fëmijë, të cilët u nisën drejt Barit. Në vetëm dy javë, mbi 17 mijë shqiptarë u riatdhesuan me forcë nga autoritetet italiane, ndërsa rreth 1500 vetë arritën të qëndronin në Itali duke kërkuar strehim politik.

Ngjarjet e marsit dhe gushtit 1991 mbeten momente historike në kujtesën kombëtare, duke shënuar fillimin e një epoke të re emigracioni, me pasoja afatgjata për shoqërinë shqiptare dhe marrëdhëniet shqiptaro-italiane.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.