Lehtësohet regjistrimi i mësuesve të diasporës në regjistrin kombëtar

E martë, 17 Nëntor, 2026

Qeveria shqiptare ka miratuar sot një vendim të rëndësishëm për lehtësimin e procedurave të regjistrimit të mësuesve në diasporë në regjistrin kombëtar të mësuesve të diasporës. Ky hap synon të forcojë më tej mësimdhënien e gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, theksoi rëndësinë e këtij vendimi në zgjerimin e programeve arsimore për diasporën.

“I hapim rrugën jo vetëm zhvillimit të mëtejshëm të programeve të gjuhës shqipe në diasporë, sikurse kemi bërë me mësuesit shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi për mësimin e gjuhës shqipe të nxënësve, të cilëve ata i mësojnë gjuhën amtare,” u shpreh Manastirliu.

Ajo gjithashtu nënvizoi se ky proces nuk do të kufizohet vetëm në Greqi, por do të shtrihet edhe në vende të tjera, duke i dhënë mundësi nxënësve të pajisen me certifikata zyrtare për njohuritë dhe aftësitë e tyre në gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare.

Vendimi i sotëm konsiderohet një hap pozitiv në mbështetje të mësuesve dhe nxënësve të diasporës, duke krijuar një strukturë më të qëndrueshme për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar jashtë kufijve të Shqipërisë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.