Nga 1 marsi Austria njeh patentat shqiptare dhe kosovare

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një lajm i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët dhe kosovarët që jetojnë ose udhëtojnë në Austri: Duke nisur nga e shtuna qe lame pas, data 1 mars 2025, lejet e drejtimit shqiptare dhe kosovare do të njihen si të barasvlefshme me ato austriake. Lajmin e bënë të ditur autoritetet austriake të cilët theksuan se ky vendim sjell lehtësira të mëdha për bashkëatdhetarët tanë.

Sipas rregullave të reja shqiptarët dhe kosovarët mund të qarkullojnë në Austri me patentën e tyre deri në 6 muaj, pa pasur nevojë për ndonjë procedurë shtesë. Për ata që qëndrojnë në Austri për më shumë se 6 muaj, lejet e drejtimit mund të konvertohen në patentë austriake pa qenë nevoja për të dhënë provimin praktik të makinës.

Ky është një hap i rëndësishëm në lehtësimin e lëvizjes dhe integrimit të diasporës shqiptare në Austri, duke u dhënë mundësinë qindra mijëra qytetarëve të përdorin patentat e tyre pa pengesa burokratike.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.